Truri

Migrena dhe dhimbjet e tjera te kokes nga Presioni dhe Sinuset jane semundje serioze qe prishin cilesine e jetes tuaj. Simptomat e Migrenes jane dhimbje koke me trokitje, ndjeshmeri ndaj zhurmave, ndaj drites, perzjerje , marrje mendsh dhe vjellje.

Migrena nis kur qeliza te trurit qe jane hiperaktive urdherojne ngushtimin e eneve te gjakut ne siperfaqjen e trurit dhe me leshimin e substancave te cilat bejne pulsimin te dhimbshem.

Jo te gjitha dhimbjet e kokes jane njesoj. Dhe simptomat ndryshojne ga njeri lloj ne tjetrin. Migrena eshte semundje qe nuk i dihen shkaqet me saktesi. Por cilet jane faktoret qe e ngacmojne?

Stresi emocional – eshte nje nga faktoret me te zakonshem qe shkakton migrenen,  gezmi, frika, tensioni ,ankthi te gjitha keto jane kandidate per nje episod migrene. Lodhja gjithashtu shkakton tension ne muskuj dhe ngushton enet e gjakut qe mund te rendojne migrenen..

Ushqimi – 30% e migrenave shkaktohet prej substancave qe konsumohen me ushqimin, disa lloje djathrash , alkoli, nitrati (tek sallam , proshute, hotdogs etj.) dhe monosodium glutamate (tek ushqimet kineze zakonisht).

Kafeina -Pirja e tepruar  e kafeines, ose nderprerja e menjehershme e saj shkakton migrene. enet e gjakut mesohen me pranine e kafeines dhe kur nderpitet krijohet nje ngushtim i tyre. Ne disa raste kafeina perdoret per kurimin e migrenes.

Ndryshimi i kushteve atmosferike – stuhite, ulja e presionit atmosferik , erat e forta, ose ndryshimi i lartesise mbi nivelin e detit mund te shkaktojne migrene.

Lodhja e madhe

Mosngrenia e nje vakti

Prishja e orarit te gjumit